25 persona janë arrestuar në të gjithë Gjermaninë si të dyshuar që po organizonin grusht shteti për të rrëzuar qeverinë.
Mediat gjermane raportojnë se në mesin e të arrestuarve janë ekstremistë të djathtë dhe ish-ushtarakë, të cilët planifikonin të sulmonin godinën e Parlamentit gjerman dhe të merrnin pushtetin.
Një 71-vjeçar, i quajtur Heinrich XIII, dyshohet se ishte organizatori i grupit.
Komplotuesit kanë qenë anëtarë të lëvizjes ekstremiste ‘Reichsburger’ që prej kohësh mbahej nën monitorim nga policia gjermane. Anëtarët e kësaj lëvizje refuzojnë të njohin shtetin modern gjerman dhe se planifikonin që ta zëvendësonin me një shtet të ri sipas modelit të Gjermanisë së 1871.
Hetimet e autoriteteve gjermane vazhdojnë ende