“Plakat e prillit” sjellin dimrin, zbardhet edhe juglindja e vendit, reshjet e dëborës mbulojnë Korçën dhe Pogradecin

Pas veriut edhe juglindja e vendit është përfshirë nga moti i keq, ku nuk kanë munguar as rreshjet e dëborës.

Pasditen e kësaj të diele në qytetin e Korçës dhe të Pogradecit janë regjistruar reshje dëbore me intensitet deri në mesatar.

Duket se “plakat e prillit” kanë sjellë një rikthim të motit të ftohtë në veri dhe në juglindje të vendit tonë, pasi reshje bore u regjistruan edhe në Dibër, Kukës dhe Shkodër.

Deri më tani nuk janë raportuam problematika në qarkullimin rrugor, ndërkohë që autoritetet ndodhen në gatishmëri dhe po punojnë që akset të jenë të kalueshme për qytetarët.


Shtuar 6.04.2025 19:48