Një 37-vjeçar me iniciale F. T. (Xh)., është dërguar në spitalin e Beratit për ndihmë mjekësore i plagosur me armë zjarri.
Personi është paraqitur në spital rreth orëve të para të ditës së sotme, ndësa vijon të mbeten të paqarta rrethanat e plagosjes në hyrje të qytetit.
37-vjeçari ndodhet jashtë rreziku për jetën, ndërsa policia ka nisur hetimet me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37-vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.
37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

