Plagosje me thikë në Sarandë, 16-vjeçari dërgohet me urgjencë në Tiranë

Dy adoleshentë në Sarandë janë konfiktuar me njërin-tjetrin. Më pas O. H., 16-vjeç ka nxjerrë thikën dhe ka goditur bashkëmoshatarin e tij B. A., i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Plagosi më mjet prerës (thikë) një 16-vjeçar, pas një konflikti të çastit, vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet një mjet prerës (thikë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur me iniciale O. H., 16 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas, në vendin e quajtur “Plazhi i ri”, në lagjen nr.3, Sarandë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, e me pas ka plagosur me një mjet të mprehtë (thikë) bashkëmoshatarin e tij, shtetasin e mitur me iniciale B. A., 16 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Vrasje me dashje” , e mbetur në tentativë./albeu.com


Shtuar 20.08.2021 14:12