Plagosje me thikë në Paskuqan, autori i dëmton edhe mjetin

Një sherr mes dy personave për motive të dobëta në Paskuqan ka përfunduar deri në plagosje. Uniformat blu informojë se shtetasi R.K, 65-vjeç ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij dhe më pas i ka dëmtuar edhe mjetin.

Pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga autorin i cili do të akuzohet për disa vepra penale.

NJOFTIMI I POLICISË:

K., 65 vjeç, banues në Paskuqan, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Shtetasi R. K., për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasin M. M. Gjatë konfliktit 65-vjeçari e ka goditur shtetasin M. M me mjet prerës, dhe i ka dëmtuar mjetin, me sende të forta. /albeu.com