Plagosje me armë zjarri në Shkodër

Një plagosje me armë ka ndodhur mbasditen e së premtes në fshatin Guci të Shkodrës. Burime bëjnë me dije se një person ka mbetur i plagosur me armë në këmbë.

I plagosur është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës dhe është nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë ai është plagosur aksidentalisht nga një plumb qorr.

Njoftimi:

Rreth orës 16:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonaal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Guci, Shkodër, I cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 8.12.2023 17:16