Në orët e vona të mbrëmjes së 29 dhjetorit, në fshatin Mali i Bardhë të Kurbinit, një sherr mes dy personave ka degjeneruar në plagosje me armë zjarri.
30 vjeçari Admir Lika, ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur bashkëfshatarin e tij, 33-vjeçarin Fatjon Lika.
Autori është futur futur në lokal të fshatit, duke qëlluar me pistoletë 33-vjeçarin.
Më pas është njoftuar policia e Kurbinit e cila është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa i plagosuri ndodhet në spitalin e traumës.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e zënkës mes dy të rinjve.