Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Fier.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur te ish-QTU.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se ka mbetur i plagosur shtetasi Dashamir Muça.
Ky i fundit është dërguar për në spitalin e Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori është identifikuar, por ende nuk është kapur.
Nuk dihen shkaqet e plagosjes së tij./Albeu.com./