Plagosja në Tiranë, policia: 46 vjeçari vdiq në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e  sotme në Tiranë ku ka ndodhur një plagosje e rëndë me armë zjarri.

Policia bën me dije se në rrugën “Josif Pashko”, është vetëplagosur dyshohet me armë zjarri  një shtetas ende i paidentifikuar.

Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, policia bën me dije se ka ndërruar jetë në spital, shtetai, S. A.,.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.04.2021, rreth orës 21:35, në rrugën “Josif Pashko”, është vetëplagosur dyshohet me armë zjarri  një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë mbi vetëplagosjen me armë zjarri të një shtetasi ju bëjmë me dije se  :

Sherbimet e Policisë kanë bërë identifikimin e shtetasit S. A., 46 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 7.04.2021 22:42