Një makinë tip BMË X5 është gjetur e djegur nga policia e Shkodrës, e braktisur, e cila po shqyrtohet nëse iu përket autorëve të plagosjes së Vincens Pirolit.
Ende nuk ka asnjë të dhënë se në përdorim të kujt ka qenë makina, por burime nga policia bëjnë me dije se mjeti është dërguar në Policinë e Shkodrës dhe grupi i ekspertizës po punon për gjetjen e gjurmëve të gishtave të cilat mund të zbardhin plagosjen e ndodhur më 3 janar.
Gjetja e makinës është bërë pas marrjes në pyetje të të plagosurit, i cili ka dhënë indice për mjetin. Megjithëse policia e Shkodrës po punon për gjetjen e provave të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje e cila ende vijon të jetë mister