Plagosja mes vëllezërve në Pogradec për motive të dobëta, detaje

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja që ndodhi ditën e sotme në Pogradec. Raportohet se konflikti mes vëllezërve, ka ndodhur për motive të dobëta nga një konflikt i çastit.

Autori njihet si përdorues i alkoolit dhe në momentin e plagosjes, ka qenë në gjendje të dehur.

I plagosuri i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit dhe jashtë rrezikut për jetën, ka marrë një plagë të lehtë në krahun e majtë dhe pas mjekimit do të largohet drejt banesës së tij.

Ndërkohë autori Sami Shuli, ndodhet në ambientet e komisariatit të Pogradecit për veprime të tjera procedurale.


Shtuar 25.03.2024 10:58