Plagosja e sekretarit të PD-së në Kavajë, babai i Bledar Okshtunit: Djali im demokrat qysh sa ka le, nuk tërhiqemi

Vullnet Okshtuni, babai i 27 vjeccarit Bledar Okshtuni që mbeti i plagosur ditën e sotme, ka dhënë një intervistë për Fax News, ku ka deklaruar se nuk është i shqetësuar dhe nuk tërhiqet sido që të jetë puna.

I pyetur se sa kohë ka djali i tij pjesë e PD-së, Vullnet Oshtuni theksoi qysh sa ka lindur duke shtuar më tej se dhe ai vetë është demokrat përpara djalit të tij.

Ai më tej, ka ulur gjakrat me kundërshtarët politik, teksa deklaroi “ata të tjerët kanë punën e vet dhe ne kemi punën tonë”.

Intervista:

Ccfarë keni mësuar deri më tani?

-Asigjo.

Si është djali?

-Shumë mirë.

A është aktivist i PD-së?

-qysh sa ka lindur.

Po ju vetë?

-Po dhe unë.

Ccfarë ju thanë dëshmitarët?

-Asnjë gjë.

A jeni i shqetësuar?

-Hicc fare. Ne si PD nuk tërhiqemi sido që të jetë.

Do e mbroni?

Po do e mbrojmë votën e PD-së.

Situata në Kavajë?

-Shumë mirë. Ata kanë punën e vet, ne kemi punët tona.

Shtuar 19.04.2021 09:04

Tags: ,