Dy vëllezër nga Kerta dhe shoku i tyre u plagosën rëndë jashtë një klubi nate në Greqi. Sipas medieve greke, policia Helene është ngritur në këmbë dhe po punon për kapjen e e dy shtetasve shqiptarë të konsideruar me rrezikshmëri të lartë për shkak të precedentëve të rëndë kriminale, sipas mediave greke.
Ata janë identifikuar orët e fundit si autorë të plagosjes së 3 shtetasve greke jashtë një lokali nate në “Gazi” të Athinës.
Dy shqiptarët kanë zbritur nga një fuoristradë tip “Range Rover” dhe kanë debatuar më fjalë me tre të rinj nga Kreta,v dy prej të cilëve vëllezër, të cilit ndodheshin në Athinë për një “Bachelor Party” në një lokal në rrugën “Iakxou”.
Pasi debatuan me ta, pasagjeri i mjetit godet me grusht një nga grekët. Shoku i këtij te fundit godet me grusht shoferin e fuoristradës dhe kështu ky i fundit hapi zjarr ndaj tre grekëve.
Fillimisht ai qëllon të riun që po përleshej me bashkëpunëtorin e tij, më pas qëllon në kokë personin e dytë që po tenton të largohet, ndërsa nuk heziton të qëllojë edhe një pjesëtar të tretë të grupit, i cili po shikonte përleshjen.
Dy vëllezërit nga Malia e Kretës, të moshës 29 dhe 34 vjeç, janë në gjendje të rëndë në Klinikën e Neurokirurgjisë të Spitalit “Gennimatas”, me dëmtime në kokë.
Me plagë më të lehta po trajtohet edhe shoku i tyre 29-vjeçar, i cili ra përtokë i gjakosur pas sulmit.
Sipas mediave greke, dy shqiptarët e shpallur në kërkim janë pjesëtarë të grupit “Lions” të cilët akuzohen edhe për vrasjen e 40 vjeçarit Pëllumb Islami nga Delvina në 21 shkurt 2023.
Dyshimet janë se ata ose janë arratisur ose do tentojnë të arratisen në Shqipëri./albeu.com