Tre vëllezërit Marini janë lënë në burg nga Gjyakata e Beratit.
Tre vëllezërit Gerald Marini, Marjus Marini dhe Arjan Marini, të cilët u përfshinë në një sherr dy ditë më parë në Berat, dhunuan një polic dhe tentuan t’i merrnin armën.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e datës 15 prill ku gjatë një konflikti të tyre me familjen Memaj, mbeti i plagosur me armën e tij efektivi i policisë Julian Xhahalili, i cili ndërhyri për të shuar sherrin mes palëve.
Për dy vëllezërit gjyqtarja ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg pa afat ndërsa pwr njërin prej tyre Gerald Marini 30 ditë burg për pjesëmarrje në konflikt.