Plagosi të riun në dhomën e hotelit në Ksmail, gjykata jep vendimin për autorin

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Edison Vyzaj autor i plagosjes së Taulant Beqirit, në një hotel në Ksamil.

Gjithashtu a”rrest me burg” gjykata ka caktuar edhe për shtetasin italian Makaëitage Perera 24 vjec, i cili akuzohet për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtëtës”.

Për 27-vjeçarin që mbeti i plagosur është dhënë masa e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale” Mos kallëzim krimi” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë seancës gjyqësore të tre personat kanë dëshmuar se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht./albeu.com


Shtuar 17.08.2021 12:39