Plagosja e sekretarit demokrat në Kavajë: Lihet në burg Ndriçim Jonuzi, ç’ndodhi me punonjësit e policisë bashkiake

Është lënë në burg  Ndriçim Jonuzi, i cili disa ditë më parë plagosi brenda zyrës elektorale në Kavajë sekretarin e PD-së, Bledar Okshtunin. Ndërkohë për dy personat e tjerë, të policisë bashkiake, Markel Shtylla dhe Dorian Troplini të cilët ishin të përfshirë në ngjarje është dhënë masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Vetë Jonuzi ka thënë nga artratia se nuk ka asnjë lidhje politike.

“Madje kam bërë shumë sakrifica për PD-në. Demokratët e vjetër më njohin shumë mirë. Nuk më intereson asnjë lloj partie. Të gjithë demokratët e vjetër më njohin, skam asnjë lidhje me PS-në”, duke u shprehur i indinjuar për mënyrën se si po trajtohet kjo ngjarje.

“Lul Basha më ka cilësuar si socialist, dhe nuk më vjen fare mirë me mi humb të gjithë ato sakrifica gjithë jetën time me PD, vetëm me shfrytëzuar këtë rast për fushatë. Të fliste me të gjithë të PD-së të vjetër jam apo nuk jam socialist unë. Kam rrezikuar jetën. Kam bo shumë më tepër sakrifica për PD-në”, shprehet Jonuzi në video.

Ai thekson se në fakt “nuk jam krenar për atë që kam bërë, si besimtar që jam, zoti më faltë, por ska lidhje me këtë ngjarje politike”

Jonuzi thotë se gjithçka ndodhi nuk ka të bëjë me politikën por për shkak se sipas tij personat me të cilët u konfliktua i kishin zënë rrugën një nënë me shami dhe pasi ky i kishte kërkuar llogari ata u sollën në mënyrë arrogante.


Shtuar 24.04.2021 12:01