Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes në Durrës. Augert Zera 35 vjeç është arrestuar pasi plagosi me armë në këmbë punëtorin Altin Sulku që po kryente punime në një shtëpi. Ai e qëlloi me armë pasi debatuan për zhurmën që shkaktohej nga punimet.
Njoftimi:
Durrës/Informacion shtesë
Vihet në pranga autori i plagosjes Augert Zera 35 vjeç. Sekuestrohet dhe arma e zjarrit./albeu.com