DETAJE/ “Pse bën zhurmë”, komshiu qëlloi punëtorin në Durrës që po kryente punime në një shtëpi

Motivi i plagosjes me armë në Durrës paraditen e sotme është për t’u habitur. 35-vjeçari ka plagosur një punëtor pasi ka bërë zhurmë gjatë punimeve në një banesë. Autori ka shkuar dhe i ka kërkuar llogari për zhurmën dhe pas debateve “kush je ti, kush jam unë”, e ka qëlluar punëtorin në këmbë dhe më pas është arratisur.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Plagosi me armë zjarri një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim 35-vjeçari.

Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Rreth orës 10:00, në lagjen nr.8 Durrës, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, shtetasit A. Z., 35 vjeç, i cili pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Vijon krehja e zonës, për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com