Plagosi me thikë të riun, arrestohet 53-vjeçari në Tropojë

Një 53-vjeçar në Tropojë ka plagosur me thikë një 27-vjeçar pas një sherri për motive të dobëta. Policia bën me dije se i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tropojë

Plagos me mjet të mprehtë një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, arrestohet autori.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan shtetasin;

B. M., 53 vjeç, banues në fshatin Dragobi.

Në qytetin e Bajram – Currit, ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të mprehtë shtetasin P. M., 27 vjeç,  banues në fshatin Gri,  i cili ndodhet në Spitalin e Tropojës nën kujdesin e personelit mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./albeu.com


Shtuar 16.10.2021 14:47