Plagosi me thikë djalin e efektivit të policisë në Vlorë, kapet autori i dyshuar

Ditën e djeshme, pas një sherri me thika në një lokal në Vlorë, mbeti i plagosur një 17-vjeçar i cili ndodhet në spital ku po merr ndihmen mjekësore. I plagosuri është djali i një efektivi policie.

Sot policia njofton se është bërë e mundur kapja e autorit të dyshuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Sh., 20 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas dyshohet se paraditen e djeshme, në një lokal në lagjen “24 Maji”, pas një konflikti të çastit ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin e mitur A. L., 17 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 21.05.2021 09:32