Plagosi me thikë 28-vjeçarin në Kukës, policia në kërkim të autorit

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 28-vjeçar, për shkak të një konflikti të çastit mes tyre, Policia identifikon autorin dhe vijon punën për kapjen e tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Kukësit ishte dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi me iniciale A. E., 28 vjeç, banues në Kukës, i plagosur me mjet prerës thikë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës, në drejtimin e Prokurorisë, kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. E. ishte plagosur me mjet prerës (thikë), nga shtetasi R. C., 24 vjeç, banues në Kukës, gjatë një konflikti të çastit mes tyre.

Mësohet se shtetasi me iniciale A. E. po merr asistencë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 23.09.2023 14:31