Plagosi me mjet prerës dy 20-vjeçarët në Tiranë, autori në arrati

Dy 20-vjeçar janë plagosur me mjet prerës ditën e sotme në Tiranë.

Policia njofton se shtetasi B. R., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 20 vjeç, dhe Q. H., dhe më pas është larguar.

Të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, teksa po punohet për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2023, rreth orës 14:15, në rrugën “Tish Daija”, shtetasi B. R., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 20 vjeç, dhe Q. H., 20 vjeç, dhe më pas është larguar.

Si pasojë shtetasit J. P., dhe Q. H., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 15.05.2023 15:12