Plagosi 23-vjeçarin në Korçë, policia vë në pranga autorin

Mbrëmjen e djeshme, policia e Korçës ka vënë në pranga Edmond Firajn, autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të një 23 vjeçari, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Moravë.

Sipas informacioneve, i riu mbeti i plagosur në bark, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të lidhura

None found

Menjëherë pas ngjarjes, grupi hetimor identifikoi autorin dhe nisi kërkimet për kapjen e tij. Burime bëjnë me dije se Firaj u lokalizua një ditë pas ngjarjes dhe në momentin e arrestimit ndodhej në gjendje të dehur.

Për këtë arsye, ai u transportua fillimisht në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë.

Lidhur me ngjarjen, 23-vjeçari ka deklaruar se autori i kishte një shumë parash borxh. Sipas tij, ai kishte shkuar në fshatin Moravë për t’i kërkuar kthimin e parave, por debati mes tyre ka degraduar në konflikt fizik dhe më pas në përdorimin e thikës.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 1.06.2026 08:49

ganobetcasibomcasibomjojobetcasibomcasibomMadridbetMadridbetmarsbahismatbet girişJojobetganobetpokerklasjojobetjojobetnakitbahis girişJojobetCasibomromabetJojobetGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026GrandPashaBet Şikayetjojobet girişcasibomCasibom GirişJojobet GirişJojobet Girişjojobet