Plagoset me armë zjarri polici në Shkup

Një polic është lënduar mbrëmë nga të shtënat me armë në Çair të Shkupit. Sipas informacioneve paraprake, pjestari i policisë ka qenë në detyrë zyrtare në momentin e ngjarjes.

Po ashtu mësohet se polici i plagosuri ka njohur personin që e ka qëlluar.

MPB vetëm shkurtimisht bën me dije se ka pasur të shtëna me armë zjarri në të cilën ka mbetur i plagosur një person me iniciale R.M, pjestar i policisë.

” Më datë 03.09.2022 në ora 21:16 nga QK – Nënë Tereza është raportuar se R. M. (24) është plagosur me armë zjarri në rrugën Metodija Mitevski në Shkup. Sipas R.M., një person nga fshati Haraçinë e ka qëlluar me armë zjarri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB./ina

Shtuar 4.09.2022 10:27