Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Institutit në Tiranë, rreth orës 22:20, në rrugën “Ramadan Citaku”.
Sipas informacioneve paraprake, një 40-vjeçar, me inicialet M. J., është paraqitur në spital i plagosur në këmbë, dyshohet nga një armë zjarri.
I plagosuri ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij ende nuk është bërë e ditur.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak.
Rreth orës 22:20, është paraqitur në spital shtetasi M. J, rreth 40 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri, në rrugën “Ramadan Citaku”, në Institut.
Shtetasi M. J, aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
