Plagosën 50-vjeçarin me thikë, policia italiane shpall në kërkim dy të rinjtë shqiptarë

Policia italiane ka shpallur në kërkim dy të rinj shqiptarë të moshës 25 dhe 29-vjeç të cilët akuzohen se kanë plagosur me thikë një 50-vjeçar natën e ndërrimit të viteve.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Velletri, provincë e Romës.

Sipas mediave ndërkohë që qyteti gumëzhinte nga festa, dy të rinjtë shqiptarë kanë plagosur me thikë 50-vjeçarin.

Menjëherë pas ngjarjes ai është dërguar në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që është konstatuar se kishte marrë goditje në gjoks. Falë ndërhyrjes së mjekëve gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Ndërkohë policia ka kërkuar ndihmën e familjarëve dhe personave të pranishëm në vendngjarje për të identifikuar autorët, të cilët janë larguar menjëherë pas ngjarjes.


Shtuar 9.01.2024 17:11