Përmes një postimi në rrjetet sociale, nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho, shprehet se zëdhënëse e PL-së nga sot do jetë Dea Nako, studentja e drejtësisë.
Xhixho gjithashtu, u shpreh se Shqipëria do ti përkasë të rinjëve.
Gjithashtu, ajo shprehet se; “Shqipëria do t’u përkasë të rinjve dhe të rejave”.
Postimi i Xhixhos:
Pas shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjes të Kryesisë Politike të Partisë së Lirisë, kam kënaqësinë që në prag të mbledhjes të parë të Kryesisë së re të njoftoj vendimin e marrë nga Presidenti i Partisë të Lirisë, Ilir Meta, që zëdhënëse e Partisë të Lirisë do të jetë nga sot, Dea Nako, 21-vjeç, studente për Drejtësi.
Shqipëria do t’u përkasë të rinjve dhe të rejave dhe ata do të jenë zëdhënësit më të fuqishëm të vendimeve historike të Konventës Kombëtare për zbatimin e 5 Prioriteteve që e bëjnë Atdheun tonë me 4 milionë shqiptarë plus.
Urime Deas dhe bashkë për një qëllim: Për ty Atdhe!