Pjesëmarrja e Bregoviç në festën e Birrës, paralajmërohet protestë në qytetin e Korçës

Pjesmarrja e këngëtarit Goran Bregoviç në festën e Birrës në Korçë ka sjellë reagime të forta në opinionin publik.

Mësohet se qytetarët në Korçë do të dalin ditën e nesërme në orën 11:00 përballë Katedrales Orotodokse.

Në një postim në Facebok, “Korça Report” njofton se qytetarët e Korçës do të protestojnë për praninë gjatë Festës së Birrës të këngëtarit Goran Bregoviç.

POSTIMI I PLOTË:

Rezistenca kundër Goran Bregoviç në Festën e Birrës, lajmërohet protestë nga qytetarët korçarë.Rezistencë në rritje kundër pranisë të këngëtarit serbo-kroat Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë, ndërsa bashkia si organizatore refuzon të tërhiqet nga ftesa për këngëtarin.

Zhvillimi më i fundit në reaksionin e pakënaqësive është një protestë e lajmëruar nga qytetarët, dhe që pritet të zhvillohet nesër.’Sapo dorëzuam dokumentin ne komisariatin e Policisë Korçë që njofton për protestë, për të ndaluar këngëtarin serb Goran Bregoviç ne Festen e Birra Korca.

Ju ftojmë te gjithe Intelektualet, qytetaret nga te gjitha trojet etnike te jenë prezent, per te ndaluar kengetarin serb, anti-shqiptarin Goran Bregoviç. Protesta eshte PAQESORE, edhe e HESHTUR. Vendndodhja katedralia ortodokse Korçë. Diten e diel datë 08-08-2021. Ora 11:00′ bëri të ditur një prej qytetarëve organizatorë të protestës. /albeu.com/

 

 


Shtuar 7.08.2021 14:05