Pjesë e tryezës së negociatorëve për presidentin e ri, Idrizi: Kreu i shtetit duhet të ketë eksperiencë politike

Pas takimit me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili u takua sot me Mesila Dodën, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka deklaruar për mediat se Presidenti i ri duhet të ketë eksperiencë politike.

Idrizi tha, se kanë rënë dakord me maxhorancën që Presidenti të zgjidhet sipas parimeve Kushtetuese, ku rol të ketë edhe opozita.

“Është detyrim kushtetues në mënyrën se si sillet Presidenti që në tre raundet e para duhet për konsesnus. Shqiptarët kanë nevojë për President konsensual. Theksuam që Presidenti i Republikës duhet të jetë një preson me eksperiencë politike.

Ne gjetëm një vullnet të mirë. Vlen për ta verifikuar që nuk do të kemi një President të zgjedhur në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca. Ramë dakord që kemi hyrë në proces Kushtetues. Shqiptarët kanë nevojë që të fokusohemi në emra konkretë. Sigurisht në këtë proces janë shumë palë, është proces parlamentar. Duhet të bashkohemi te figura. Patëm dakordësi me deputetët e PS”, tha Idrizi.

Shtuar 13.05.2022 10:43