Pjerin Ndreu skeptik për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë: Ndoshta nuk do të ndodhë, do kërkoj garanci dhe investime

Marrëveshja e firmosur në Romë mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama për ndërtimin në territorin shqiptar të dy qendrave pritëse për migrantët që nisen nga Afrika e Jugut drejt Italisë, vijon të shkaktojë debate.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, në një intervistë për “Vendi im” në Tirananews, shprehet skeptik se një gjë e tillë të ndodhë. Gjithsesi, Ndreu nënvizon se nëse ajo do të zbatohet, do t’i kërkojë qeverisë dy garanci. “Nuk kam gjë për të fshehur fare. Nëse do të ndodhë qeveria duhet të mendohet mirë se Lezha duhet të bëhet epiqendra e zhvillimit.

Nëse ja ka deleguar Lezhës këtë kosot, duhet të përballojë edhe koston e ndryshimit të këtij vendi që më shumë se çdo qytet tjetër ka nevojë dhe garancitë: 1- Sigurinë dhe 2- investimet. Në të dhënat që kam unë, ndoshta nuk do të ndodhë. Sepse ka disa procedura ligjore që do duhet të kalohen edhe në shtetin fqinj edhe tek ne. Por edhe nëse ndodh, duhen 2 garanci: Garancinë e sigurisë që mos të jenë në territorin e Lezhës të lirshën duke lëvizur, dhe e dyta, Lezha duhet të jetë qendra e investimeve për shkak të kontributit që jep dhe kostove që merr”, thotë kreu I Bashkisë së Lezhës

Kryebashkiaku Ndreu thekson se Lezha duhet të konsiderohet si pritëse nga qeveria italiane dhe të mbështetet. “Së pari kemi të bëjmë me qënie njerëzore në nevojë dhe e dyta është se shqiptarët kanë qënë vetë pjesë e këtij emigracioni, pjesë e kësaj problematike, pjesë e keqtrajtimit, pjesë e paragjykimit, pjesë e racizmit, pora kemi qënë vetë dhe shqiptarët nuk mund ta prodhojnë të njejtën gjë. Por standardi duhet të ruhet dhe nëse do vijnë, unë do kërkoj që Lezha të konsiderohet edhe si pritëse nga qeveria italiane, në idenë e mbështetjes me investime, të stimulimit të gjithçkaje që ka të bëjë me turizmin këtu. Dhe qeveria duhet të fokusohet në Lezhë, pasi është nje sakrificë që ne mund ta bëjmë, por jo pa kosto. Me koston e zhvillimi të qytetit”, thotë Ndreu.

Ai sqaron se porti dhe aeroporti i Gjadrit janë nën menaxhimin e qeverisë e jo të bashkisë dhe kërkon që të shmanget keqpërdorimi politik. “Dy gjëra duhet të shmangen në këtë histori. E para e punës keqpërdorimi politik dhe për pasojë racizmi. Pra, janë dy element të papranueshëm për mua. Pastaj diskutojmë për gjithçka, ka leverdi apo nuk ka. Nuk jam në gjendje ta them sot ka apo nuk ka leverdi, por nëse do të ndodhë – unë dyshoj se jo – por nëse do të ndodhë, do të kërkojë garancitë e mia si drejtues I pushteti lokal që sistemi i shërbimit në Gjadër të jetë shumë i fortë.

Në praktikën tonë në nuk kemi prurje dhe dalje masive të afrikanëve, sepse po t’i mbushet mendja, për 24 orë ta mbushin Shqipërinë dhe nuk I ndalon dot. Por nuk e shohin si opsion as të dalin jashtë as ardhjen në Shqipëri. Kjo është pozitive në kuptimin e frikës së disave dhe ka një shembull për këtë. Jemi këtu në Shëngjin ku ne kemi përpunuar 4000 vetë dhe nuk ka ndodhur asgjë. I njëtji debat u bë edhe atëherë”, deklaroi Ndreu.


Shtuar 11.12.2023 12:56