Piroli u arrestua pasi u plagos, zbulohet kush e shoqëroi në spital: Jep 5 versione për ngjarjen

Policia ka vënë në pranga Vinçens Pirolin, 34-vjeçarin që u plagos dje me armë zjarri te Ura e Bunës në Shkodër. Ai është arrestuar sepse ndaj tij ka qenë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, pasi dyshohet se në korrik të vitit 2021 ka ekzekutuar në Ulqin Momcillo Gjurishic, në bashkëpunim me  Dorian Lalën.

Disa orë më vonë policia ka shoqëruar në komisariat edhe kushëririn e Pirolit, Mark Nika. Ky i fundit e ka shoqëruar në spital Pirolin.

Ai ka dhënë për 5 versione se ku ka ndodhur ngjarja. E para të Ura e Bunës e reja, e dyta te ura e Bunës, e treta te Ura e Bahçallëkut, e katërta në kufi me Lezhën dhe e fundit në Bahçallëk.

“Jemi nisur nga Lezha për në Shkodër, pasi Vinçensi më tha se do të takonte një person. Kemi mbërritur në Shkodër rreth orës 18:30. Në hyrje të urës së Bahçallekut që është edhe hyrja e Shkodrës Vinçensi është ulur në tokë dhe është futur në një rrugë dytësore. Aty kishte edhe një xhami.

Unë e kam pritur në makinë. Papritur kur erdhi dikush e kishte plagosur. Unë nuk e di as se kush e ka plagosur dhe as arsyen sepse nuk më ka treguar.

Pastaj e kam dërguar ashtu të plagosur tek spitali i Lezhës, sepse nuk donte ta çoja në Shkodër, për shkak se kishte frikë se mund t’i ndodhte ndonjë gjë.

E kam çuar në spitalin e Lezhës dhe e kam lënë aty. Nuk e kam idenë se kë ka takuar dhe se kush e ka plagosur”, ka thënë ai.

Kush është Piroli?

Vinçesk Piroli rezulton të jetë person në kërkim ndërkombëtar. Piroli kërkohet nga autoritetet e Malit të Zi për një vrasje të ndodhur aty në Korrik të vitit 2021 në Ulqin ku u vra Momçillo Gjurishiq. Për këtë ngjarje, policia malazeze shpalli në kërkim ndërkombëtar Vinçes Pirolin dhe Dorjan Lalën, si persona të dyshuar. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave, identifikimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrjet dhe daljet e qarkut të Lezhë dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shtuar 4.01.2022 13:14