Pioli: Skuadrat e forta e gjejnë vazhdimësinë, ja si është gjendja e Loftus-Cheek

Stefano Pioli, trajner i Milanit, i kënaqur me fitoren ndaj Lazios, foli për shumë tema në konferencën për shtypin.

Ky Milan duket më i pjekur?

Futbolli është i jashtëzakonshëm, sepse të jep emocione të forta dhe mund të ndryshojë drejtimin e gjërave në një kohë shumë të shkurtër. Pas derbit, nuk menduam se rrugëtimi ynë kishte përfunduar, por ishte një fillim i ri. Skuadrat e forta duhet të gjejnë vazhdimësinë. Jam i kënaqur me skuadrën.

Si është Loftus-Cheek?

Ai ndjeu një goditje midis pubisit dhe barkut, kështu që nuk ka asgjë muskulore dhe kjo mund të jetë një gjë pozitive. Të shohim nesër. Ai po bënte shumë mirë.


Shtuar 30.09.2023 22:10

Tags: