Pinë bashkë deri në mesnatë, detaje të reja nga vëllavrasja në Dibër

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maqellarë të Dibrës, ku  një 26 vjeçar vrau me thikë vëllanë e tij më të vogël.

Florian Tonuzi dhe vëllai i tij 23-vjeçar, Benard Tonuzi, kanë qëndruar deri në mesnatë në një lokal në Maqellarë dhe më pas janë kthyer bashkë në shtëpi, me makinën e tyre, ku autori ka qenë në timon dhe vëllai i vogël në vend të parë.

Kur kanë mbërritur në shtëpi, djemtë i kanë thirrur babait që t’iu hapte portën.

Ky i fundit ka dalë jashtë, iu ka hapur portën fëmijëve, të cilët kanë hyrë në oborrin e shtëpisë dhe pikërisht aty ka ndodhur dhe ngjarja tragjike. 26-vjeçari e ka qëlluar vëllanë e tij me thikë brenda makinës, ndërsa i ati ka parë gjithë ngjarjen e tmerrshme. /albeu.com/


Shtuar 29.04.2021 11:01