Piktura e Marilyn Monroe do të shitet për vlerën marramendëse

Një portret i aktores Marilyn Monroe i pikturuar nga ikona e artit, Andy ëarhol, do të dalë në ankand në maj me një vlerë prej 200 milionë dollarësh.

Kjo shifër do të jetë një rekord i ri i vendosur.

Vepra, “Shot Sage Blue Marilyn”, është piktura më e shtrenjtë e shekullit të 20-të e shitur ndonjëherë në ankand.

Të gjitha të ardhurat nga shitja do të shkojnë për një fondacion, që kontribuon për përmirësimin e jetës së fëmijëve në mbarë botën.

Shitja e kësaj pikture përbën ankandin filantropik me fitimin më të madh që nga koleksioni i Peggy dhe David Rockefeller në 2018. Shtëpia e ankandeve thotë se çmimi më i lartë i paguar për një pikturë të ëarhol ishte në 2014-ën me 105 milionë dollarë.


Shtuar 23.03.2022 14:36