Sëmundja e njollave të lëkurës së këmbëve, duarve apo gojës është një sëmundje virale që më së shumti prek foshnajt dhe fëmijët deri në moshën 5 vjeç. Nuk përjashtohen rastet ku preken edhe të rriturit. Sëmundja prek rreth 200.000 amerikanë çdo vit dhe zakonisht fillon me ethe, humbje oreksi, dhimbje fyti etj. Një ose 2 ditë pas etheve, mund të zhvillohen plagë të dhimbshme në gojë. Ato fillojnë në pjesën e prapme të gojës ose në fyt dhe fillojnë si njolla të vogla të kuqe, ku më pas mund të zhvillohen si në formë ulçerash.
Pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve mund të preken nga pika të vogla të kuqe, gjatë zhvillimit të sëmundjes. Sëmundja është ngjitëse dhe mund të përhapet lehtësisht nga kontakti i mukusit apo pështymës.
Simptomat kryesore të sëmundjes janë:
Ethe
Dhimbje fyti
Shkuqje të gjuhës, mishrave të dhëmbëve etj.
Puçrra të kuqe në pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve.
Nervozizëm
Humbje oreksi
Për të paranaluar sëmundjen duhet të lani duart shpesht, duhet të dizinfektoni sendet e prekura nga persona të infektuar dhe duhet të konsultoheni me mjekun.