Thembra të çara dhe të thata? 4 zgjidhjet më të mira për ju

A vuani nga këmbët e thata dhe të plasaritura? A është  lëkura e këmbëve tuaja e kuqe apo e thatë?  Këto janë të gjitha simptomat e zakonshme të thembrave të çara. Për fat të keq, shumica e njerëzve vuajnë nga ky problem. Arsyeja për këtë është sepse, ndryshe nga çdo pjesë tjetër e trupit, lëkura në këmbë nuk ka gjëndra vajore. Në vend të kësaj, gjëndrat e djersës janë burimi i vetëm i lagështisë.

Ndonjëherë këto gjëndra djerse nuk janë të mjaftueshme për të mbajtur këmbët siç duhet të hidratuara.

Banane dhe avocado: Merrni pak banane dhe aplikojeni në pjesët e çara të thembrave. Mbajini për dhjetë minuta kështu dhe më pas lajini. Mund të krijoni gjithashtu një maskë për këmbë në shtëpi duke përdorur banane dhe avokado. Merrni një banane dhe një gjysmë avokado dhe përziejini bashkë. Aplikojeni përzierjen kremoze në thembra. Duke qenë se avokado është e pasur me një sërë vajrash, vitaminash dhe yndyrash të rëndësishme, përzierja më sipër do t’ju ndihmojë të trajtoni të çarat e thembrave.

Vazelinë dhe lëng limoni: Lani dhe thani thembrat. Sapo të keni pastruar të gjitha papastërtitë, mbajini këmbët në ujë të ngrohtë për rreth 15-20 minuta. Shpëlajini dhe thajini. Përzieni pak vazelinë me lëng limoni. Aplikojeni ngadalë këtë përzierje në thembra dhe në pjesët e tjera të çara të këmbëve, derisa lëkura ta përthithë. Aplikojeni përpara se të flini dhe mbani veshur një palë çorape të leshta, duke qenë se këto të fundit ndihmojnë në ruajtjen e nxehtësisë së trupit dhe kështu rritet efekti i përzierjes.

Sodë buke: merrni tre lugë gjelle sodë buke, Katër deri pesë litra ujë. Përgatitja: Filloni duke e përzier sodën e bukës me ujë të nxehtë dhe futni këmbët në ujë për 10-15 minuta. Kur këmbët të jenë zbutur mirë, pastroni ato me ujë të nxehtë, leni të thahen dhe lyeni me krem apo vazelinë.

Koha më e mirë për ta bërë këtë është para se të flini dhe për rezultatet më të mira duhet ta përsëritni këtë çdo ditë për një javë!


Shtuar 3.06.2022 18:46