Pfizer apo Moderna? Zvicra injekton 9 milion doza dhe kjo është vaksina me më shumë efekte anësore

Në Zvicër deri më sot janë injektuar më shumë se 9.2 milionë doza vaksinash kundër koronavirusit. Deri më tani në 5,304 raste janë raportuar efekte anësore të padëshiruara.

E llogaritur në raportin vaksinë – efekt anësor, i bie që në një nga 1734 doza vaksinash janë raportuar efekte anësore. Dy të tretat e tyre nuk ishin të rënda. Në raportet ku efekti anësor është klasifikuar si serioz, personat e prekur ishin mesatarisht 61.3 vjeç.

Sipas albinfo.ch, kryesisht janë prekur gratë dhe të moshuarit; mesatarisht, të prekurit ishin 57.7 vjeç, ka njoftuar Swissmedic të premten. 21.9 për qind ishin 75 vjeç ose më të vjetër, transmeton albinfo.ch.

Në 133 nga rastet e rënda, njerëzit e prekur kanë vdekur në periudha të ndryshme pas vaksinimit. Por, sipas Swissmedic, nuk ka asnjë dëshmi konkrete se vaksinimi ka sjellë vdekjen, pavarësisht afërsisë kohore kur kanë ndodhur vdekjet.

Mosha mesatare e të vdekurve nga kjo kategori ishte 80.7 vjet.

Raporti i Swissmedic tregon se vaksina Moderna ka shkaktuar më shpesh efekte anësore  (61.8 për qind) sesa ajo nga Pfizer / Biontech (36.5 për qind).

 


Shtuar 14.08.2021 08:41