Pësoi atak kardiak gjatë seancës plenare, ndërron jetë deputeti

Ka ndërruar jetë ligjvënësi turk të enjten (14 dhjetor), pasi dy ditë më parë pësoi një atak në zemër, sapo përfundoi fjalimin para parlamentit, ku kritikoi politikën e qeverisë ndaj Izraelit.

Hasan Bitmez, 54 vjeç, një deputet nga partia opozitare Felicity (Saadet), vdiq në Spitalin e Qytetit të Ankarasë, u tha gazetarëve Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në një deklaratë televizive.

I diplomuar në Universitetin Al Azhar të Kajros, Bitmez ishte kryetar i Qendrës për Kërkimin e Bashkimit Islamik dhe kishte punuar më parë për organizatat joqeveritare islamike.

Ai ishte i martuar dhe baba i një fëmije.

Bitmez humbi ndjenjat papritur në foltoren e Asamblesë pasi foli rreth 20 minuta të martën. Ai u ndihmua nga deputetët e tjerë kur humbi ndjenjat para se të dërgohej në spital në gjendje “shumë të rëndë”.


Shtuar 14.12.2023 18:52