Një 71 vjeçar në Shkodër ka humbur jetën teksa po lëvizte me motor.
Dyshohet se ai ka pësuar një atak kardiak në momentin e lëvizjes dhe për pasojë ka humbur drejtimin e mjetit e ka dalë nga rruga.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/ informacion paraprak
Më datë 23.11.2021, rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Shkodër – Koplik, një motomjet ka humbur kontrollin, për pasojë drejtuesi i motomjetit shtetasi Sh. S., 71 vjeç ka humbur jetën.
Paraprakisht dyshohet që drejtuesi i motomjetit të ketë pësuar arrest kardiak dhe për rrjedhojë ka humbur jetën pasi nga dalja nga rruga nuk ka pësuar dëmtime./albeu.com/