Pësoi arrest kardiak, humb jetën 64-vjeçari në Durrës

Një 64-vjeçar ka humbur jetëm menjëherë sapo është futur në det. Gjithashtu dyshohet se i moshuari ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Ndëkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 18:30, në Porto Romano, Durrës, shtetasi B. H., 64 vjeç, sa ka rënë në kontakt me ujin kur është futur në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.


Shtuar 17.08.2024 19:59

Tags: ,