Theo Hernandez nuk do të mund të luajë në ndeshjen më të rëndësishme të javës së nëntë të Serisë A, Milan – Juventus. Francezi u ndëshkua me karton të verdhë gjatë pjesës së parë të sfidës me Genoan, duke plotësuar numrin e kartonëve të verdhë për pezullimin në ndeshjen pasardhëse.
Gjyqtari i ndeshjes, Marco Piccinini, e ndëshkoi mbrojtësin anësor në Milanit pas një ndërhyrjeje të ashpër në mesfushë kundër Frendrup.
Për Theo Hernandezin ky ishte kartoni i pestë i verdhë në këtë kampionat.
Më parë ishte ndëshkuar në Torino-Milan (raundi i parë), Milan-Torino (raundi i dytë), Inter-Milan (raundi i katërt) dhe Milan-Lazio (raundi i 7-të).
Për Milanin dhe Stefano Piolin pa dyshim që do të jetë një mungesë shumë e rëndësishme.
Në fakt, kuqezinjtë nuk do të kenë në dispozicion një nga anësorët më të fortë në të gjithë kampionatin në një ndeshje të rangut të lartë.
Zëvendësuesi i Theo Hernandez në të majtë mund të jetë Alessandro Florenzi, i cili gjatë këtij sezoni është përdorur gjithmonë në të djathtë, përveç një rasti: pikërisht në Milan-Verona, kur u bë i nevojshëm zëvendësimi i mbrojtësit francez.