Çdo mëngjes vraponi për t’u përgatitur, nuk jeni në kohë për gjithçka dhe e vetmja gjë që ju duhet vërtet, është të shijoni kafen e mëngjesit. Kjo është pikërisht arsyeja pse ju prireni të anashkaloni disa gjëra të rëndësishme, por janë 5 gjëra shumë specifike që duhet të bëni gjithmonë përpara se të pini kafenë e mëngjesit, sipas ekspertëve.
Shko në tualet
Para se të filloni të pini kafenë e parë të ditës, duhet të jeni kujdesur për fshikëzën tuaj pasi kafeja do t’ju shkaktojë urinim, ndaj duhet të jeni proaktiv.
Hidratohuni
Gjatë gjithë natës trupi dehidratohet, ndaj para se të pini kafenë e mëngjesit, është mirë të konsumoni të paktën 450 gramë ujë për të rimbushur elektrolitet.
Lani dhëmbët
Ju mund të habiteni sepse ndoshta nuk i lani kurrë dhëmbët para se të pini kafe, por acidet në kafe dobësojnë smaltin e dhëmbëve tanë dhe larja menjëherë pas pirjes së kafesë mund të jetë katastrofike nëse duam dhëmbë të shkëlqyeshëm.
Konsumoni fibra
Pirja e kafesë me stomakun bosh mund të aktivizojë kortizolin, i cili shkakton rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Për shkak se kjo është diçka që definitivisht nuk e dëshironi, filloni ditën me një mëngjes të pasur me fibra dhe më pas shijoni në qetësi kafen tuaj të parë të ditës.
Prisni 90′ pasi të zgjoheni
Është skenari ideal sipas ekspertëve, sepse kur kafeina kërkon kohë për të hyrë në trup, arrihet një ekuilibër më i mirë i hormoneve. Por ne e dimë se është ndoshta e pamundur nëse nuk jeni një nga ata tipa të mëngjesit që e nisin ditën duke lexuar dhe duke ushtruar në orën 5:00.