Çfarë mund të ndodhë nëse e pini kafen para ngrënies së mëngjesit

Nëse gjëja e parë që bëni menjëherë pas zgjimit është të pini kafe, bëni mirë ta rishikoni këtë zakon.

Edhe pse mund të jetë e vështirë të filloni ditën pa kafen e mëngjesit, pirja e saj para se të hani mëngjes mund të çojë në disa pasoja mjaft serioze, duke përfshirë nivelet e larta të sheqerit në gjak dhe ankthin e fortë.

Albeu.com ju rendisë më poshtë disa arsye pse nuk duhet pirë kafja pa ngrënë mëngjesin si fillim.

Ndikon në rritjen e sheqerit në gjak

Gjëja e parë me të cilën trupi juaj bie në kontakt në mëngjes është kafeja, ajo mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak me 50%. Por kjo nuk do të thotë që ju duhet të hiqni dorë nga pijet tuaja të dashura. Studimet kanë treguar se ju mund ta përmirësoni këtë efekt të dëmshëm nëse thjesht hani mëngjesin tuaj në fillim dhe më pas pini kafe.

Mund të përjetoni ngërçe në këmbë

Çfarë mund të ndodhë nëse e pini kafen para mëngjesit

Një filxhan kafe menjëherë pasi zgjoheni, mund të jetë një sabotim i të gjitha përpjekjet tuaja për të bërë një gjumë të mirë. Për shkak se kafeina rrit nivelet e sheqerit në gjak, mund të çojë në ngërçe në këmbë që mund t’ju mbajnë zgjuar gjatë natës.

Mund të thajë lëkurën tuaj

Kafeja është një diuretik i fuqishëm, që do të thotë se mund t’i bëjë udhëtimet tuaja në tualet shumë më të shpeshta. Edhe pse herë pas here shijimi i filxhanit të kafesë nuk do të çojë në dehidratim serioz, gjithsesi bën që trupi juaj të humbasë lëngje dhe është e rëndësishme të pini mjaftueshëm ujë gjatë gjithë ditës. Nëse nuk pini aq lëngje sa humbisni, kjo mund të ndikojë në lëkurën tuaj, duke e bërë atë të thahet.

Mund të ndjeni ankth të fortë

Kur zgjohemi, kortizoli ynë, i njohur gjithashtu si një hormon stresi, është në nivelin më të lartë. Nëse e pini kafenë para se të hani mëngjes, kafeina mund të përplaset me kortizolin, duke bërë që trupi juaj të përjetojë edhe më shumë stres. Është më mirë të prisni rreth një orë pasi të zgjoheni për të pirë filxhanin tuaj me kafe dhe sigurohuni që të hidratoni para se ta konsumoni atë./albeu.com

Shtuar 21.07.2022 07:50