Përveç Dibrës dhe Korçës, ja qytetet e tjera që do të zbardhen që sot nga dëbora

Moti i ftohtë është aktualisht një nga temat më të diskutuara në vend dhe kjo situatë ka sjellë edhe mbylljen e shkollave.

Ditën e sotme reshjet do të jenë prezente deri vonë pasdite dhe mbrëmja do të sjelli motin e ftohtë, por të kthjellët.

Sot pasdite reshjet e dëborës shfaqen në Shkodër dhe Lezhë dhe shumë afër zonës së ulët, por kryeqyteti do të jetë me fat nëse arrin të shohë flokë dëbore.

Dita e nesërme nis me 6 gradë më pak, nga -3 që ishte dita e sotme, temperatura do të shkojë në -9 °C në zonat malore. Kjo rënie do të vazhdojë e lehtë edhe ditën e diel ku do të arrijë në -10 °C. Më pas dita e hënë ftohet akoma më shumë duke arritur në -12 °C.

Përsa i përket rreshjeve, e shtuna do t’i ketë të pakta, sasi të papërfillshme kryesisht veri lindja dhe jug lindja ndërsa pjesa tjetër është me diell dhe mot shumë të ftohtë.

E diela dhe e hëna kryesisht kthjellime, vetëm prezencë të flokëve të pakët të dëborës në zona të izoluara.

Edhe e marta mbetet me temperatura shumë të ulëta, pritet deri në dy gradë më pak se dita e hënë, pra deri në -14 gradë.

Meterologia Tanja Porja thotë se nga dita e shtunë deri në ditën e mërkurë do të jemi në këto temperatura shumë të ulëta që flitet, të cilat do të tërhiqen për 2-3 ditë për tu rikthyer sërish deir në 5-6 shkurt./albeu.com/


Shtuar 21.01.2022 11:45