Një ngjarje e rëndë ka ndodhur minutat e fundit në Durrës.
Sipas burimeve, një makinë “Range Rover” me dy persona brenda nuk i ka ndaluar patrullës së policisë, por ka përplasur dy efektivët.
Të lidhura
None found
Mësohet se automjeti lëvizte në krah të kundërt të rrugës dhe njëri prej të aksidentuarve ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Forcat e policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur të kapin vetëm njërin nga autorët të cilit i është kapur një armë zjarri me vete, ndërsa personi i dytë është në kërkim./albeu.com/
