Personi i dytë më i pasur në botë shet avionin e tij privat, zbulohet arsyeja

Bernard Arnault, shet avionin e tij privat në mënyrë që të shpëtojë nga publikimi konstant i vendndodhjes së tij.

Ai aktualisht është shefi i kompanisë së mallrave luksoze LVMH, i njohur si personi i dytë më i pasur në botë, dhe vlersohet  me një pasuri prej$133 miliardë, duke lënë pas Jeff Bezos me një pasuri prej $130 miliardësh.

Llogari të tilla si Bernard dhe Lavion de Bernard ishin shfaqur në Twitter për të gjurmuar avionin privat të zotit Arnault dhe miliarderë të tjerë për të zbuluar sasinë e ndotjes që ata shkaktojnë.

“Në të vërtetë, me gjithë këto histori, grupi kishte një aeroplan dhe ne e shitëm atë”, tha manjati francez i biznesit 73-vjeçar për Radio Classique të Francës.

Djali i tij, Antoine Arnault, 45 vjeç, tha në të njëjtën intervistë se njerëzit e tjerë që e dinin se ku është avioni i kompanisë mund t’u japin informacione kyçe konkurrentëve.

“Nuk është shumë mirë që konkurrentët tanë mund të dinë se ku jemi në çdo moment,” tha ai.