Protesta në Shkup kundër propozimit francez, ashtu siç ishte paralajmëruar, është përshkallëzuar.
Protestuesit kanë thyer xhamat e godinës së Ministrisë së Jashtme.
Ata gjithashtu kanë thyer barrikadat dhe janë futur në oborrin e Parlamentit.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, është gjithashtu i pranishëm para Kuvendit ku ndodhen një pjesë e protestuesve.
Protestuesit po gjuajnë me sende të ndryshme në drejtim të Parlamentit, ndërsa disa prej tyre mbajnë maska.