Përplasjet në PD, Mesila Doda: Do ishim në pushtet po të tregonim kaq zell kundër Ramës (FOTO LAJM)

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda u kërkoi mbështetësve dhe përfaqësuesve të selisë blu që të tregohen më gjakftohtë ndaj krizës së brendshme që ka kapluar selinë blu.

Në një mesazh të publikuar në Facebook, anëtarja e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet e quajti të papranueshme faktin se Partia Demokrati denoncoi në SPAK deputetë të tjerë demokratë.

Ajo theksoi se nëse e gjithë kjo energji po të përdorej kundër kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste, atëherë Partia Demokratike do të ishte në pushtet.

Mesazhi i Dodës:

PD con ne SPAK deputete te PD, luftetare te vijes se pare. Kjo eshte e papranueshme, eshte tej çdo limiti.

Te kishin pas kaq zell kundra Edi Rames sa kane kunder njeri-tjetrit, sot do ishim maxhorance. Ulni “armet” e mendoni para se te veproni. Ai qe eshte perballe jush sot, eshte nje si ju dhe per asnje arsye nuk mund te shqyheni ne kete menyre me njeri-tjetrin. Hiqni inatet e ftohni mendjen. Kjo nuk eshte PD me e forte e me e bashkuar e askush nga ju nuk ka te drejten te shkelmoje e mbyse sakrificat e atyre qe e themeluan dhe e mbrojten./albeu.com/