Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur gjatë seancës së sotme plenare lidhur me përplasjet që u shkaktuan pas bllokimit të foltores prej disa orësh nga deputeti Agron Shehaj. Bardhi tha se Shehaj tentoi të pengonte fjalën e deputetëve të opozitës. Ai shtoi se mazhoranca nuk respekton rregulloren e Kuvendit lidhur me interpelancat sepse dëshiron të krijojë situata qesharake.
“Një deputet tentoi të pengonte fjalën e deputetëve të opozitës. Në 12 shtator Elda Hoti ka mbajtur një interpelancë me të njëjtin subjekt. Dhe kryetari duhet t’i refuzojë interpelancat me të njëjtin objekt brenda një sesioni parlamentar. Keni 5 seanca që sillni këtë çështje për diskutim e ridiskutim, deri sa e çuat në keqpërdorje që mbajti 4 orë peng seancën sot. Nuk respektoni rregulloren sepse doni të krijoni në sallë situate qesharake”, tha Bardhi.