Në rrugën “Ismail Qemali”, në lagjen nr. 4 të Sarandës, është shënuar një aksident rrugor ku janë përplasur disa mjete.
Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se në ngjarje janë përfshirë dhe kanë pësuar dëmtime 5-6 automjete, ndërsa dëmet materiale vlerësohen të konsiderueshme.
Të lidhura
None found
Nga aksidenti fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet dhe rrethanat që sollën përplasjen e mjeteve mbeten ende të paqarta.
Strukturat përkatëse pritet të mbërrijnë në vendngjarje ose të vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të aksidentit.
